Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nga Prishtina shprehu sot mbështetjen e fortë të Athinës për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, idealja brenda këtij muaji.
Ai gjithashtu theksoi se Greqia ka kërkuar që çështja e Ballkanit Perëndimor të mbetet kryesore në axhendën e BE dhe shpjegoi se “Ne po e bëjmë këtë, jo për përfitimin tonë, por bazuar në besimin e vendosur se ky rajon duhet të jetë një pjesë e BE-së.
Ne nuk duhet të lejojmë që forca të tjera të minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose të konsolidohen.
Shkurtimisht, ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë një pjesë integrale e BE” tha ai.