Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. I ftuar në ‘5 pyetjet me Babaramo’ Xhafaj u shpreh do të duhet një performancë e jashtëzakonshme e diplomacisë shqiptare për ta përmbushur këtë mison.
Sipas tij, Shqipëria duhet të tregojë pjekuri për të luajtur një rol jo vetëm rajonal, por edhe global në mënyrë që të jetë përfaqësuese në Këshillin e Sigurimit për vendeve të vogla.
“Kjo është një punë që ka vite që bëhet, që në vitin 2015 kur është paraqitur si mundës. Në diplomaci mbldhen votat për organizma të ndryshëm dhe shihen mundësitë për këto. Nga viti 2017 e këtej ka pasur në punë tejet aktive në këtë drejtim për të siguruar që të kishim mundësinë. Nuk është për herë të parë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Për nivelin e përfaqësimit të diplomacisë ky është stadi më i lartë. Aty diskutohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të një vendi dhe globale. Nuk është vetëm një mënyrë për të treguar atë që jemi të aftë bëjmë, diçka që e bëmë me sukses edhe gjatë vitit të pandemisë edhe më presidencën e OSBE, por është edhe një mënyrë për të mundësuar që e gjithë trupa diplomatike shqiptare dhe përfaqësimi të rritet, sepse po ngrihet steka dhe do të duhet një performancë e jashtëzakonshme nga trupa jonë që të kemi mundësi ta përmbushim. Për çështjet e sigurisë, për çështjet e bashkëpunimit dhe problemet globale kjo është një platformë e jashtëzakonshme dhe do të na japë mundësi edhe neve si vend që të tregojë që diplomacia e ka arritur pjekurinë për të luajtur një rol, jo më rajonal por edhe një rol në nivel global, i cili të jetë një përfaqësues i denjë i vendeve të vogla dhe i nevojave e shqetësimeve të tyre”, tha Xhafaj.
Ndërkaq, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA për teknologjinë 5G, Xhafaj tha se afati për ta filluar është qershori i 2022. Sipas tij, teknologjia 5G do jetë një lehtësi për varësinë që kemi ndaj teknologjisë, por njëkohësisht do të jetë edhe të jetë një çështje që lidhet edhe me sigurinë kombëtare, pasi rreziqet kibernetike janë të mëdha.
“Një studim i ‘The Economist’ vjet, thonte që 85% e profesione që do të dominojnë botën në 2040 nuk janë shpikur ende dhe kanë gjitha lidhje me teknologjinë. Ne do të jemi gjithmonë edhe më të lidhur në një komunitet komunkimi global konstant ku do të jemi më shumë të varur nga teknologjia. Rrjedhimisht kjo do të ketë shumë efekte lehtësuese për të gjithë vendet. Por, nga ana tjetër rrit edhe ekspozimin e rreziqeve. Çështja e sigurisë globale do të ketë shumë më tepër lidhje me tekonologjinë e informacionit se sa ka tani. E kemi parë edhe vite më parë kur kemi pasur vjedhje të të dhënave personale, vjedhje të të dhënave bankare apo të sistemeve të tjera financiare. Këto po bëhen gjithnjë e më shumë kritike. Në momentin që teknologjia 5G do të futet edhe për Ballkanin Perëndimor, aftati për ta filluar është qeshori 2022, 12 muaj nga tani, do të kemi një ndërvarësi më të madhe. Rrjedhimisht nuk do të jetë një çështje që ka të bëjë vetëm me komunikacionin, por do të jetë një çështje që ka të bëjë shumë edhe me sigurinë e personave dhe sigurinë kombëtare. Është objekt interesi si për NATO-n, por është diçka që diskutohet si nga BE edhe nga G7”, u shpreh Xhafaj.
Shqipëria arriti marrëveshjen 5G me SHBA e cila u nënshkrua dje në Bruksel nga kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Pse është e rëndësishme marrëveshja Shqipëri-SHBA për rrjetin 5G?
Autoritetet shqiptare prej më shumë se 2 vitesh janë shprehur të palëkundur në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë ka pasur me Kinën sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.