Kufizimi i lëvizjes në Bashkimin Europian për shkak të pandemisë ka orientuar shqiptarët drejt Stambollit.
Gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bëri të ditur se drejt këtij destinacioni kanë udhëtuar mbi 58 mijë pasagjerë.
“Për vitin 2019 destinacioni me numrin më të lartë të pasagjerëve ka qenë Milano, me 94,214 pasagjerë, ndërsa në vitin 2021 numrin më të lartë të pasagjerëve e ka Stambolli me 58,014 pasagjerë”, bën të ditur AAC.
Por sipas AAC-së, ky vit krahasimisht me 2019 ka shënuar futjen e destinacioneve të reja si, Dubai, Baden-Baden, Basel, Berlin dhe Memmingem.
Referuar të dhënave zyrtare rezulton se në 4 mujorin e parë të 2021 kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 342,804 pasagjerë. Ndërkohë viti 2020, krahasuar me vitin paraardhës, pati ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë.