Nga Mero Baze

Më 28 prill të muajit shkuar, tre ditë pas zgjedhjeve, në mbasdite, ndodhi diçka e pazakontë. Pak çaste pasi në mesditë Ilir Meta u shfaq në ekrane, me atë gjendjen e tij të rënduar psiqike, duke paralajmëruar dekrete presidenciale që do përmbysnin zgjedhjet dhe pas tij Sali Berisha, që kishte kuptuar humbjen dhe betohej për përmbysje, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postoi një tëiter kur përshëndeste Edi Ramën për fitore dhe Lulzim Bashën për fushatën.

Postimin e saj, e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e më pas OSBE , qeveria italiane, gjermane, franceze etj, që dolën me të njëjtin qëndrim, duke njohur zgjedhjet. E pazakonta ishte qëndrimi politik në bllok I perëndimit për të njohur pa ndonjë korrektesë protokollare zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa numurimi vazhdonte, por që rezultati ishte I qart.

Ishte një mesazh I fort, kundër dyshes Sali Berisha-Ilir Meta dhe një thirrje ndaj Lulzim Bashës për tu distancuar prej tyre. Fatkeqësisht opozita e “kalitur” nga shkolla politike e Sali Berishës, që nuk ka punë kurrë me të vërtetën, e injoroi këtë mesazh, duke avzhduar retorikën, se Edi Rama ka blerë dhe Perëndimin, përveç popullit shqiptar.

Disa javë më vonë, Departamenti amerikan I Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij, “a non grata” në SHBA, nën akuzën se është “minues I demokracisë në Shqipëri, përfitues I pareve publike nga korrupsioni për vete dhe të afërmit e tij, si dhe ka ushtruar presion publik, ndaj proceseve gjqysore për vete dhe aleatët e tij politik.

Akuza e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rënd që një politikan I nevelit të lart ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikoj të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj. Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padis Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akzuoj atë sipas Beirshës “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonimë tek gazeta “Tema”.

Edhe pse gjithçka ishte shumë komike, sërisht debati vazhdoi tek marrëzia e re, duke diskutuar a do ta fitoj apo jo Berisha gjyqin me SHBA, edhe pse asgjë nuk ka lidhje fare me qëndrimin e SHBA për Sali Berishën.

Sali Berisha është damkosur bashkë me familjen si një grup kriminal, I korruptuar, si minues i demokracisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri. I duhen tre jetë të heq këto tre akuza të epitafit të tij. Ai nuk ka më kohë për asgjë.

Dje në mbrëmje ambasadorja Yuri Kim postoi njoftimin e Presidentit Biden, I cili shpall si prioritet për sigurinë kombëtare amerikane, goditjen e politikanëve dhe personave me ndikim kudpo në botë, të inkrimunuar dhe korruptuar, si Sali Berisha, për të treguar se goditja ndaj Berishës nuk ishte sulm personal, por politikë shtetërore amerikane bile interes kombëtar I saj.

Sërish opozita nuk bën asnjë përpjekje par ta lexuar drejt dhe qartë këtë mesazh. Sot Sekretari I Shteti Antony Blinken, në mënyrë ta pazakont ka bërë një mesazh urimi personal për kryeministrin, duke e uruar për zgjedhjet dhe duke dhënë mbështetjen e SHBA për hapjen e negociatave.

Nëse më 28 Prill vendet kryesore perëndimore u detyruan prej Sali Berishës dhe Ilir Metës të nxitojnë të njohin zgjedhjet, sot Sekretari I Shtetit, ka uruar për zgjedhjet në Shqipëri, për ti dhënë fund retorikës së Lulzim Bashës, që është kapur pas një gënjeshtre që ka shpikur për “vjedhjen” e votave, për të shpëtuar nga mbytja brenda partisë. E bën këtë ndërkohë që vet ka nisur një garë elektorale brenda saj, pa asnjë rregull, pa asnjë parim, pa listë zgjedhësish, pa kushte të barabarta, pa transparencë, pa ide dhe mbi të gjitha pa një qëndrim politik ndaj problemit më të madh që ajo parit ka tani e tutje me Sali Berishën.

SHBA ka më shumë se një muaj, që po përpiqet ti mbush mendjen opozitës, se nuk ka ndonjë konspiracion kundër tyre, por ata thjesht kanë humbur zgjedhejt dhe duhet të distanchen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ambasadorja amerikane në Tiranë, bën kujdes të lavdëroj Partinë Demokratike si pasuri kombëtare dhe të nis garën brenda saj, kurse ata që mbajnë peng opozitën e paraqesin edhe këtë si konspiracion.

Sa më vonë ta pranojnë këtë realitet, aq më të vështirë do ta kenë të fitojnë mbështetjen e perëndimit për politikën e tyre dhe aq më shumë do krijojnë idenë e rremë, se SHBA dhe Antony Blinken, janë tërësisht me Edi Ramën.

Të vetmit që po ja çojnë falas në derë Edi Ramës, mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, janë opozitarët, që kanë më të çmuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sa Perëndimin. Është zgjedhje e tyre!