Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë është bërë me dije se gjatë javës së ardhshme, në 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë. Risi do të jetë kartëmonedha 10000 lekë e cila nuk është përdorur më parë në vendin tonë.
Nga 30 shtatori i vitit 2019 në vend u hodh në treg kartëmonedha me vlerë 200 dhe 5000 lekë ndërsa kartëmonedha me vlerë 2000 lekë pritet të hidhet në qarkullim gjithashtu përgjatë vitit 2021. Ndërsa kartëmonedha 500 Lekë pritet të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.