Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Forumin Ekonomik në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë i është përgjigur me batutë gazetares greke e cila e pyeti për marrëdhënien me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë? Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia Rama u pyet edhe për vizionin e tij për Shqipërinë në mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit. “Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku”, Rama.