Snapchati ka marrë vendim për largimin e filtrit që tregon shpejtësinë e vozitësit kur shkrep fotografi ose video, pas ankesave se ky filtër “çoi në vdekjen e tre personave për shkak të shpejtësisë”. Kompania ka bërë të ditur se filtrin është çaktivizuar filtri i shpejtësisë lëvizëse, duke e kufizuar atë në 35 km/orë, njofton BBC.

“Asgjë s’është më e rëndësishme sesa siguria e komunitetit tonë”, ka thënë një përfaqësues i Snapchat. Kompania ka bërë me dije se duhen disa javë për t’u zhdukur filtri nga aplikacioni i rreth 500 milionë njerëzve që përdorin. Filtri tregonte shpejtësinë e vozitës kur personi ishte në veturë dhe po voziste.