Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se Meta nuk ka një problem të vogël, por problematika e tij është klinike.
“Presidenti nuk punoi dhe bëri gabime, nuk bëri lapsuse, sepse nëse do ishte për këtë, nuk do ishim mbledhur këtu. Presidenti nuk la gabim pa bërë. Presidenti ka problem klinik. Vepra penale “Thirrje publike për veprime të d hu ns hme” duhet që të hetohet. Meta ka kryer propagandë politike, duke përd hosur Kushtetutën. Presidenti ka shkelur simbolikën e përfaqësimit të simbolit të unitetit kombëtar, ka d hunuar parimin e paanshmërisë, duke shkelur Kushtetutën. Presidenti nuk ka miratuar marrëveshje, nuk ka emëruar ambasadorë, apo shtetarë, duke minuar punën normale të institucioneve. Meta ka ndërhyrë në punë që nuk i përkasin. Meta ka den igruar qeverinë, PS dhe kandidatët e saj për deputet në garë, duke përhapur a ku za të rreme, për interesa të caktuara”, tha Spiropali.
Elisa Spiropali nënvizoi se Meta ka humbur rolin e paanshmërisë mes palëve politike. “Meta ka ndërmarrë sulme ndaj SHBA, duke shkelur mikpritjen e besën, që përfaqëson shqiptarët. Meta akuza ndaj SHBA dhe diplomatëve të huaj si të kor ruptuar, humbi rolin e paanshmërisë mes palëve politike. Meta nuk ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë. Ne jemi mbledhur sot që presidentin ta largojmë. Meta përd hosi postin e presidentin, mos u pafshim më kurrë në seanca të tilla”, theksoi Spiropali.