Ngrënia e çokollatës në mëngjes esëll mund t’ju ndihmojë që të bini në peshë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi, sipas të cilit ngrënia e çokollatës në mëngjes mund t’ju ndihmojë që të digjni shtresat dhjamore.
Studiuesit në Spitalin e Brigamit dhe Grave në Boston, SHBA u dhanë 100 gramë çokollatë qumështi 19 grave në fazë menopauze brenda një ore nga zgjimi dhe pastaj përsëri një orë para se të flinin për dy javë.
Rezultatet treguan se ngrënia e çokollatës ndihmoi në humbjen e peshës. Studimi sugjeron se ngrënia e çokollatës në mëngjes mund të ndihmojë në djegien e dhjamit dhe në uljen e niveleve të glukozës në gjak.
Shkak për rënien në peshë mund të jenë përbërësit e kakaos, prej të cilit bëhet edhe çokollata. Ndërsa, ngrënia e çokollatës gjatë natës rezultoi se rregullonte problemet me pagjumësinë.