Juventusi mund ta ketë humbur titullin e Serie A për herë të parë që nga viti 2011, por po përgatitet të reagojë furishëm në sezonin e ri, si brenda Italisë, ashtu edhe në rang kontinenti. Duket se ishte një verë pasigurie për klubin bardhezi, pasi pothuajse humbi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me Massimiliano Allegri e ri-emëruar si trajner, pas largimit të Andrea Pirlo.
Bardhezinjtë do ta paraqiten në sezonin 2021-2022 të veshur me uniforma të reja nga “Adidas”, teksa “Goal” ka zbuluar detaje për kohën kur do të dalin në treg etj. Kompletet e fundit të “Adidas” për Juventusin do të rikthejnë pamjen klasike të vijave bardhezi në kuptimin më tradicional. Dy sezonet e fundit panë që fanellat e ndeshjeve në shtëpi përfshinin një ridizajnim të vijave klasike.
Unifroma e re (e ndeshjeve në shtëpi) do të përfshijë katër vija të zeza dhe katër vija të bardha, si përpara ashtu edhe mbrapa, me një vend të rezervuar për sponsorin “4XE”, pranë logos së “Jeep”. Juventusi ka deklaruar se uniforma shtëpiake është frymëzuar nga 10-vjetori i stadiumit “Allianz”, me yllin dhe modelin pesëkëndor të “Walk of Fame” të përfshirë në fanellë.
Yjet, sipas klubit dhe prodhuesit, u japin nderime shumë legjendave që kanë përfaqësuar klubin, ashtu edhe tifozëve në të gjithë botën. Uniforma e re e Juventusit për ndeshjet në transfertë nuk është publikuar ende, por do të bëhet e ditur gjatë kësaj vere. Sipas informacioneve, fanella e dytë e “Zonjës së Vjetër” do të jetë krejt e zezë, me thekse portokalli në shpatulla. Logot në pjesën e përparme të parashikohet të jenë të bardha.
Our history. Our home.
Introducing the new @juventusfc 2021/22 Home jersey, a tribute to 10 years of Juventus Stadium, exclusively available now: https://t.co/37QfXZcb89. pic.twitter.com/ng4Qq6GOGh— adidas Football (@adidasfootball) May 18, 2021