Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar një ditë më parë dhe është botuar sot në Fletoren zyrtare ku shihet se në listën e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë.
VENDIMI I PLOTË-‘ Nr. 375, datë 23.6.2021,PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte: a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare’- vendimi i botuar në fletoren zyrtare.