Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në formën e batutës se pas rihapjes së dosjes së 21 janarit dhe tragjedisë së Gërdecit le të marrin të pandehur gruan e tij, Lili Berisha dhe fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Duke iu referuar shpalljes non-grata nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha deklaroi se ai do t’u dalë për zot fëmijëve të tij nëse ata do të merren të pandehur për akuzat që mund t’u ngrihen për korrupsion apo dosjen e tragjedisë së Gërdecit.