Durrësi bëhet qarku i 5 ku vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, nga 9 të kontestuara nga opozita. Pavarësisht se i ka konsideruar vendime të paracaktuara dhe të njëanshme ato të Kolegjit Zgjedhor, opozita shpresoi deri në fund për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.
Por pa asnjë suprizë, Durrësi u bë qarku i 5 nga 9 të kontestuar, ku zgjedhjet vulosen si të vlefshme teksa padia e demokratëve u konsiderua sërish nga trupa e Kolegjit Zgjedhor si pa bazuar në prova.
Të enjtjen Kolegji do të vulosë pa vonesë edhe zgjedhjet në qarkun e Shkodrës dhe Korcës, ku me shumë gjasë, opozita do të ketë të njëjtin fat.
Më parë janë rrëzuar paditë e partive politike për Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Tiranën. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor ‘vulosi’ sot edhe rezultatin e Qarkut Tiranë, që bëhet kështu i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj.