Prej ditësh situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë e qëndrueshme. Edhe këtë të martë fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.
Gjatë 24 orëve janë realizuar 2 143 teste prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105, 397 persona.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 52, 975 persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid.