Qeveria shqiptare përmbylli me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë. Në një intervistë në Bejrut për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ministri Bledi Çuçi tha se ishte një operacion i vështirë, por i suksesshëm. Ai theksoi se do të vijohet puna për të nxjerrë të gjithë shqiptarët nga vendi ku po përjetojnë tm er re.
Si u bë i mundur organizimi i këtij operacioni të tretë? “Është një përpjekje e gjatë që ka nisur që në operacionin e fundit, ku punonjësit e policisë bënë intervista dhe identifikuan brenda kampit gra dhe fëmijë shqiptarë. Ishin përpjekje disa mujore me autoritete kurde që administrojnë atë kamp, atë terren ku luhet një trag jedi njerëzore. Pa diskutim me koordinimin e konsullit tonë, Markut dhe të gjithë përpjekjen e bërë nga struktura e sigurisë në Bejrut arritëm të vendosim për ditën që do t’i merrnim se problemet fillojnë që nga marrja, leja nga autoritete kurde, koordinimi me shtetin sirian transporti dhe ja ku jemi sot, mund të konsiderohet i papërfunduar pasi konsiderohte kur të ulemi bashkë në Shqipëri. Është një përpjekje disa mujore që na ka çuar në një rezultat mbresëlënës. edhe duke parë aksionet, veprimet që kanë ndërmarrë persona të ndryshëm për qytetarët në ato vende, i joni është i treti dhe do të vijojmë me përpjekjet për të marrë të gjitha gratë dhe fëmijët shqiptarë që po i përjetojmë atë tmerr në ato kampe në Siri”, tha Cuçi.