Ambasada Amerikane mbështet reformat që synojnë përmirësimin e sistemit të burgjeve. Drejtori i Çështjeve ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockell ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar për “Arritjet në përmirësimin e sistemit penitenciar, sfidat dhe prioritetet”.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se reformat duhet të krijojnë një sistem më të sigurt të burgjeve duke synuar transparencë, forcimin e sigurisë dhe drejtësisë shqiptare.
“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern burgu që i mban qytetarët e tij të sigurt, vepron me njerëzim , ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh … Ambasada Amerikane vazhdon të mbështesë reformat në burg për të ndihmuar në krijimin e një sistemi burgu më të sigurt dhe më transparet që forcon sigurinë dhe drejtësisë shqiptarë duke e bërë Shqipërinë një partner ndërkombëtar edhe më të fortë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.