Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar asnjë vi kt im ë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar dy persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,536.

“Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536. Në total numri i rasteve aktive është 103”, ka njoftuar MSH-ja.