Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfiruar të infektuar me Covid 9 raste të reja nga 1 973 testime, ndërkaq fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Ministria bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 4, në Tetovë 4 dhe 1 në Kërçovë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.931, prej të cilëve 150.223 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë.