DASHI: Përfitoni nga prania e Mërkurit, pasi ai do ta favorizojë shenjën tuaj deri ditën e diel. Ndikimi i tij pozitiv do t’ju ndihmojë në lidhje me një propozim pune apo me një çështje tuajën personale. Themi “përfitoni”, sepse javën tjetër do ta keni më të vështirë të merrni miratimin e dikujt. Venusi vazhdon ta favorizojë jetën tuaj sentimentale. Ditë me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, kur edhe Hënën do ta keni në shenjë.

DEMI: Mërkuri do ta favorizojë Demin. Nuk do ta keni të lehtë, sepse Venusin, Marsin dhe Jupiterin do t’i keni kundër. Stresin e punës do ta mbartni edhe në familje, duke u bërë shkas për zënka të ndezura. Për fat, duke filluar që nga dita e diel, Mërkuri do t’ju vijë në ndihmë, duke ju ndihmuar në aspektin profesional. Falë ndikimit të tij do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Dita me fat e javës është e hëna.

BINJAKËT: Mërkuri do të rrijë në shenjën tuaj deri ditën e diel. Mundohuni ta shfrytëzoni në maksimum këtë javë për t’u angazhuar sa më shumë në punë. Rastet e bukura nuk do të mungojnë. Ditë veçanërisht të mbara do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, atëherë kur edhe Hënën do ta keni në shenjë. Venusi do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave.

GAFORRJA: Duke filluar nga dita e diel, planeti Mërkur do të futet në shenjën tuaj. Gjatë javëve në vazhdim do të merrni kënaqësi të shumta, sidomos në aspektin profesional. Mërkuri do të favorizojë takimet dhe raportet tuaja, duke ju ofruar mundësi të reja. Ditën e premte dhe të shtunë edhe Hënën do ta keni aleate. Fundjava do të jetë e mbushur me romantizëm.

LUANI: Edhe këtë javë do të keni mbështetjen e Marsit dhe të Venusit. Të dy këta planetë do të pozicionohen në favor të Luanit. Fati do t’ju ndihmojë në dashuri dhe do të keni gjendje të mirë fizike. E diela do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend, sepse Hëna do ta ndriçojë shenjën tuaj. Aty nga fillimi i javës do të përjetoni stres në punë, për shkak të ndonjë të papriture.

VIRGJËRESHA: Lajme të mira pritet që të vijnë për të lindurit e kësaj shenje. Mërkuri do të jetë në pozicion të pafavorshëm deri ditën e diel. Gjatë javëve në vazhdim do të mund të gjeni qetësinë dhe motivimin që ju mungonte. Në aspektin profesional situata do të përmirësohet, pas një periudhe ankthi dhe vështirësish që keni përjetuar. Ditën e hënë, të premte dhe të shtunë Hëna do t’ju dhurojë fat.

PESHORJA: Në këtë periudhë dashuria do t’ju buzëqeshë. E gjitha është meritë e planetit Venus, që vazhdon të ndikojë për mirë dhe ju dhuron emocione pa fund. Ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte edhe Hëna do t’ju dhurojë romantizëm. Bëni kujdes në aspektin profesional, sepse duke filluar që nga dita e diel, planeti Mërkur do t’ju kthejë krahët dhe mund të hasni pengesa në rrugën tuaj.

AKREPI: Në fillim të javës do të ndiheni disi nervozë. Ditën e hënë Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke ju shkaktuar gjendje tensioni si në aspektin profesional edhe në atë personal. Venusi gjithashtu në pozicion të pafavorshëm vazhdon të ndikojë për keq në marrëdhënien tuaj me partnerin. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të në fundjavë, sepse atëherë do të keni mbështetjen e Hënës.

SHIGJETARI: Pas një periudhe të vështirë që Mërkurin e kishit kundër, më në fund pritet që të merrni lajme të mira. Duke filluar nga dita e diel, ky planet do të kthehet nga shenja e Gaforres dhe ky kalim do të rezultojë i favorshëm për ju. Vështirësitë dhe pengesat me të cilat jeni përballur tashmë i përkasin së shkuarës. Bëni kujdes ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hënën do ta keni kundërshtare.

BRICJAPI: Për fat të keq këtë javë Mërkuri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të keni ndjesinë se diçka nuk shkon si duhet dhe se puna ka ngecur në vend. Por mos u shqetësoni, sepse me durimin dhe vendosmërinë tuaj do t’i arrini gjithsesi objektivat që i keni vënë vetes. Dita e hënë do të jetë e mbarë, kurse të premte dhe të shtunë Hënën do ta keni kundër.

UJORI: Pritet që kjo të jetë një javë stresuese për ju, sidomos në aspektin e ndjenjave. Planetët Venus dhe Mars në pozicion të pafavorshëm do të ndikojnë që të krijohen tensione dhe konflikte në çift. Do ta keni të pamundur t’u shmangeni zënkave me partnerin. Bëni kujdes veçanërisht ditën e diel, kur edhe Hënën do ta keni kundër. Kurse të martë, të mërkurë dhe të enjte, Hëna do t’ju favorizojë.

PESHQIT: Planeti Mërkur do të vazhdojë të qëndrojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj deri ditën e diel, kurse gjatë javëve në vazhdim do ta keni aleat. Shumë shpejt do të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. Ditët me fat të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna, pasi Hëna do t’ju favorizojë. Të martën dhe të enjten mund të hasni ndonjë pengesë të papritur.