Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1553 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 8 qytetarë, duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 12.898 persona. Po ashtu, në njoftim thuhet se 134 persona ndodhen të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv. Më e prekur është rajoni i Atikës, ndjekur nga Pireu.