Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar tetë të infektuar me koronavirus nga 2,133 teste të kryera dhe asnjë humbje jete. Sipas njoftimit të IKSHPK, më 12 korrik janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë ndërruar jetë.