Më shumë se 7 mijë qytetarë u vaksinuan një ditë më parë në pikat e vaksinimit të hapura në të gjithë vendin, duke e çuar në 1,067,135 numrin e qytetarëve të vaksinuar deri tani.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se nuk do të ndalemi me planin kombëtar të vaksinimit masiv, duke shkuar në çdo komunitet, për të rritur sa më shumë vaksinimin dhe mbrojtjen për qytetarët. Nga nesër deri më 25 korrik çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet duke paraqitur vetëm kartën e identitetit në qendrat shëndetësore.

Për të gjithë ata që e kanë të pamundur të shkojnë në qendrat e vaksinimit, ekipet e shëndetësisë do të jenë në territor për vaksinimin derë më derë.