Në 24 orë e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.859 testime, janë regjistruar 4 raste të reja infeksioni. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.362. Numri total i infektimeve ka shkuar 107.788, ndërkohë që ai i viktimave është 2.260 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 166 në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon. Në 24 orët e fundit 11.900 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 204.774 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.
Deri më tani 48.437 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.