Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht me shkopa bejsbolli nga disa të rinj. Referuar mediave italiane, viktima është 23-vjeçari i identifikuar si Atilio Drekai.
Nga sa mësohet, ai ka qenë në një tavolinë në kafene së bashku me shokun e tij italian, ku në një moment kanë marrë një telefonatë dhe më pas u zhvendosën në një parkim jo shumë larg qendrës tregtare në Mottella. Aty i prisnin një grup të rinj të cilët i kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri të gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Pas operacionit të bërë, shqiptari Atilio Drekai fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte, e ndërsa shoku i tij italia, 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari ndodhet në spiutal në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sheri që përfundoi tragjikisht, teksa Policia Italiane po punon për zbardhjen e plotë të saj.