Nga Erion Braçe

Drama ne Gjermani, Belgjike, me te vdekur e te zhdukur eshte e dhimbshme! Ngushellime Gjermanise e Belgjikes, popujve, familjeve qe kane humbur jete njerezish ne keto vende.

Po krijohet nje rreth vicioz me deme te medha ne mes;

Ekonomia qe shfrytezon pa nderpreje e pa STOP mjedisin sjell te ardhura per nje fare kohe, por ka patur ndikim te fort mbi klimen.

Pasoja eshte kjo qe shihni!

Jete njerezore te humbura, ekonomi te goditura rende nga deme kolosale;

Cfare fitohet shpejt e pa menduar per pasojat, humbet po aq shpejt prej pasojave!

Dhe ajo shprehja se “jane plota qe vijne nje here ne njeqind vjet”, nuk duket me as argument e as e vertete;

Po ndodh e do ndodhe gjithnje e me shpesh!

Tani,

Vendoseni vendin tone nen driten e ketyre ndryshimeve te klimes, motit, mjedisit, pasojave te tyre!

Imagjinoni;

Pamjet e mesiper tregojne cfare ka ndodhur ne vendet me te bonifikuara te evropes qe sic duket i ka mundur e rrenuar plota e asaj stuhie ne korrik!

Jemi vone te ndryshojme, shume vone;

Por me mire vone se kurre!

Permbytjet nuk jane gjithcka;

Pasoja mbi ekonomine, burimet per ushqim e uje, lenden e pare per prodhim, energjine e nevojen per te, shendetin e me rradhe, do te jete shume e madhe!

Ka ardhur koha te vendosim se cfare vendi do kemi ne te ardhmen per femijet tane e femijet e femijeve tane;

Per Atdheun!

Ky eshte patriotizem dhe per te,

Parate nuk jane gjithcka, nuk mjaftojne!