Demi-Marsi dhe Venusi parashihet që ta bëjnë këtë ditë të enjte 22 korrik, shumë të bukur dhe emocionuese. Pranë partnerit do të ndiheni më të plotësuar. Sa i përket buxhetit, është më mirë që ta riorganizoni sepse përndryshe do të keni probleme.
Binjakët-Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, që duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën ndikimin e Mërkurit, i cili edhe këtë të enjte do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionantë.
Gaforrja-Sektori më i favorshëm për ju pritet të jetë ai i punës, ku do të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë, por ato po shkaktohen më shumë nga stresi i kësaj periudhe.
Luani-Ditë shumë e mirë do të jetë kjo e enjte për ata që janë në një lidhje. Do të jeni të sinqertë me atë që keni në krah dhe do bëni më të mirën për ta çuar marrëdhënien në një tjetër stad. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.
Virgjëresha-Ditë e veçantë do të jetë kjo e e enjte për ata që janë në një lidhje. Do ta dashuroni partnerin/en si asnjëherë më parë. Në planin financiar keni për të pasur probleme, por miqtë dhe familjarët nuk do ju lënë në baltë.
Peshorja-Duke pasur parasysh ndikimin e Marsit, Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat mund t’ju vijnë andej nga nuk e prisni.
Akrepi-Planetët do të ndikojnë negativisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe mund të sjellin probleme të mëdha. Edhe në planin financiar nuk duhet të tregoheni të palogjikshëm.
Shigjetari-Në përgjithësi nuk ju mungojnë as idetë dhe as krijueshmëria, por konfuzioni që krijoni ju vetë do t’ju bëhet pengesë. Disa herë gjërat na kthehen në bumerang dhe ky është rasti juaj këtë të enjte.
Bricjapi-Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë zhvillime, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë ndodhi e papritur. Një “mea culpa” nga ana juaj mund të bëjë të përmirësohen raporte me partnerin.
Ujori-Yjet dhe veçanërisht Neptuni do ju përkëdhelin këtë ditë të parafundit të javës së punës. Do i thoni fjalë të ëmbla njëri-tjetrit dhe nuk do e kritikoni më si dikur. Me financat do të dini si të veproni dhe nga ana tjetër do të merrni edhe disa promocione nga puna.
Peshqi-Marsi i “zjarrtë” në shenjën tuaj do të motivojë shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju mbështet në raportet me partnerin/e.