Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot dhe nesër në Shkup me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi do të zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Në Shkup, sipas mediave vendase, sot dhe nesër do të ketë organizime në kuadër të këtij eventi, i cili i shërben nismës së ‘’Shengenit Rajonal’’. Takimi i sotëm u parapri nga një takim online, i zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të këtij Forumi.