Me një batutë e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e Shkupit. Ndërsa theksoi se do të flasë shqip, Rama iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke i thënë se uron që përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin që ai kërkon të përcjellë.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin”, tha Rama.