Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aksidentit tragjik me 10 viktima, të ndodhur këtë të dielë në Brod të Kroacisë.

Lajmi është bërë me dije nga të afërmit e viktimës të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“O rahmet të pastë shpirti daja Naser Sylmetaj. Po shumë kom pas dëshirë hala me nejt me ty bree”, shkruan Besnik Shuti, nipi i viktimës.
Në autobusin e aksidentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lënduar 8 prej te cileve sipas kreut te emergjencave civile Damir Trut jane ne gjendje te rende!

Gjithashtu ai ka konfirmuar se në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë ndodheshin edhe fëmijë.