Sot vijoi sesioni i pesëmbëdhjetë me prezantimet e aplikantëve për nismën “Gati për Shqipërinë”. Kryeministri Edi Rama, u shpreh, “se ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine @kryeministria . al” Duke falënderuar aplikantët, Kryeministri Edi Rama shprehu, “respekte për faktin që keni bërë një hap si përpjekje për qenë të dobishëm për vendin tonë të përbashkët. Ne këtu jemi një grup që merret me këtë program”. Aplikanti i parë, Igli Percuke, i cili ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, tha se, “dua të kontribuoj si në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, ashtu edhe në mbrojtje të mjedisit”. Aplikantja Melina Basha, e cila ka përfunduar Master në Financë në Universitetin e Tiranës, si dhe ka 11 certifikime nga disa universitete, mes të cilëve edhe Universiteti i Harvardit, tha se, “dëshiroj që përmes këtij aplikimi të shpreh kontributin tim në fushën e financave”.
Aplikantja Enida Drazhi, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Master Shkencash në të Drejtë Penale me rezultate të shkëlqyera, u shpreh se, “jam shumë e gatshme të jap kontributin tim në drejtimin që kam zgjedhur”. Aplikanti Redis Mhilli, ka përfunduar Bachelor në 2018 në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinieri telekomunikacioni dhe tani studion për Master në Këln të Gjermanisë. Aplikantja Enxhia Sala, pedagoge në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë, shprehu dëshirën për të dhënë kontributin në projekte të fushës së teknologjisë dhe arsimit.
Aplikanti Ted Hoxhaj, i cili ka një Bachelor dhe një Master Shkencor nga Universiteti Politeknik i Tiranës, u shpreh se, “pas përfundimit të studimeve në “Ecole Nationale de l’Aviation Civile” për menaxhim aeroportesh, së fundmi kam qenë pjesë e industrisë së aviacionit. Do të isha shumë i gatshëm të jepja kontributin tim në fushën e aviacionit”. Aplikantja, Xheni Arapi, 24 vjeç, ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e New York-ut në Tiranë në vitin 2019 për menaxhim të rrjeteve informatike duke dalë studente ekselente e kësaj dege. Më pas ka mbaruar Masterin prej një muaji për Menaxhim Publik dhe Qeveritar në “Worcester State University” në Massachusetts, duke marrë sërish medaljen e ekselencës.
Aplikantja Geraldina Fejzaj, e cila ka përfunduar studimet Bachelor për financë-bankë, ndërsa studimet Master Shkencor për financë-kontabilitet dhe raportim financiar në vitin 2020, tha se, “dua që të jap kontributin tim edhe në sektorin e bujqësisë”. Aplikantja Kejdi Hoxha, e cila ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Master Shkencor Civil ku është diplomuar si studentet ekselente me medalje ari, tha se, “besoj se me ndryshimet që po ndodhin në vendin tonë do të doja dhe unë të isha pjesë e këtij ndryshimi, për këtë arsye shpreh gatishmërinë time për të kontribuar në fushën e drejtësisë në vendin tonë”. Aplikanti Valdrin Memia, i cili i ka kryer studimet e larta në degën Financë-banke dhe gjithashtu është diplomuar në Master Shkencor në Universitetin “Queen Mary” në Londër tha se, “jam i gatshëm të shpreh vullnetin tim në kontributin që mund të jap në dixhitalizimin e financës dhe ekonomisë shqiptare”.
Aplikanti Endri Drazhi, ka studiuar ciklin 5-vjeçar për drejtësi, më pas ka përfituar bursë nga shteti francez dhe ka studiuar Master të nivelit të dytë në Universitetin e Rennes. Aplikantja Disara Bushaj, e cila ka kryer studimet e larta për shkenca ekonomike dhe sociale në Paris, për të vazhduar më pas me një Master në menaxhim biznesi dhe prej dy vitesh punon me kohë të pjesshme si kontrolluese financiare pran grupit Chanel, tha se, “dëshira ime për të kontribuar për Shqipërinë konsiston në dixhitalizimin e financës”.
Aplikanti Dorian Stafa ka përfunduar Bachelor-in në ekonomik në Milano. Më pas ka vazhduar Masterin Shkencor në ekonomi dhe financë në Universitetin Bicocca të Milanos. “Jam këtu për të shprehur gatishmërinë time për të kontribuar, si nga vendi ku jetoj, si dhe jam i gatshëm që të kthehem dhe në Shqipëri”, tha ai. Eriona Canga tha se “kam një eksperiencë 13-vjeçare ndërkombëtare në fushën e mjedisit, jam inxhiniere mjedisi dhe specializimi im është inxhiniere e ujërave. Masterin e kam kryer në Universitetin e Padovës dhe më pas në Austri, ndërsa studimet e doktoraturës dhe post doktoraturës në Danimarkë. Prej 3 vitesh jam kthyer me dëshirën dhe idealin për të kontribuar për vendin tim”.
Një tjetër aplikant, Mateo Berberi, u shpreh se “kam mbaruar Fakultetin e Inixhinierisë Mekanike, sapo kam mbyllur edhe Masterin Shkencor në fushën e energjisë. Dua të jap kontributin tim në sektorin e transportit rrugor ose edhe të eficiencës së energjisë”. Manser Cili tha se, “kam përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme me rezultate maksimale. Pasi kam punuar si mjek i përgjithshëm dhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e Infermierisë. Dua të jap kontributin tim në fushën e mjekësisë”.
Marsilda Shima, e cila ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, theksoi se “mendoj se kam një profil të përshtatshëm për të qenë pjesë e ndryshimeve dhe reformave që lidhen me përmirësimin e punës në institucionet e administratës shtetërore”. Erjona Male tha se, “jam diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dega shkenca politike me rezultate shumë të larta. Gjithashtu edhe Masterin Shkencor po në të njëjtin universitet në profilin teori politike. Jam e gatshme të kontribuoj në projektet e zhvillimit për këtë 4-vjeçar”. Aplikantja Armela Ajdini, ka mbaruar Masterin Shkencor në degën Financë-Bankë me rezultate shumë të larta. “Vendosa t’i bashkohem kësaj nisme për të dhënë kontributin tim”, – tha ajo.
“Kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranës për degën e Psikologjisë. Jam pjesë e rrjetit të studentëve ekselentë. Kam dëshirë dhe shpreh gatishmërinë time për të kontribuar në fushën e shëndetit mendor”, – theksoi Armida Beqo. Greta Sadushi tha se “kam përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Arkitekturës në Venecia. Gjatë këtyre viteve jashtë Shqipërisë ndjeva një farë detyrimi që mbase ishte koha e duhur që të rikthehesha dhe të kisha një eksperiencë pune”. Një tjetër aplikant, Bledi Kryemadhi, u shpreh se “kam mbaruar Fakultetin e Tiranës në degën e Filozofisë, me Bachelor në Filozofi dhe Master në Filozofi Sociale me medalje ari. Dua të jap kontributin tim në fushën e arsimit”. Valbona Pleshti tha se “kam mbaruar studimet e larta në Itali. Jam diplomuar në Universitetin e Padovës aty ku kam fituar të drejtën e bursës së plotë në Fakultetin e Shkencave Politike. Duke qenë se jam kthyer para pak kohësh në Shqipëri kam dëshirë të jem pjesë e diplomacisë dhe të jap kontributin tim sa i përket integrimit të Shqipërisë”.
Imelda Ruçi tha se, “kam mbaruar Bachelorin në degën e Psikologjisë dhe aktualisht po vazhdoj programin Master në Psikologjinë klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Do të doja të ofroja kontributin tim në përmirësimin e këtij roli, kryesisht në shërbimet sociale në qendrat rezidenciale të grupmoshave të ndryshme”. Aplikantja Anxhela Neli tha se, “kam mbaruar studimet e larta Bachelor për Informatikë Ekonomike dhe master shkencor në Univeristetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik. Përveç se kontributit dëshira ime është të jem iniciatore e projekteve inovatore në Shqipëri, për sa i përket fushës së teknologjisë”.