Holanda ka frenuar jetën e natës dhe muzikën, në një përpjekje për të luftuar një numër në rritje të rasteve të koronavirusit, të nxitur nga varianti shumë i transmetueshëm Delta. ”Duke filluar nga e shtuna, klubet e natës, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga mesnata”, njoftoi kryeministri Mark Rutte.

Klubet ishin në gjendje të rihapen vetëm dy javë më parë. “Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e shpejtë të virusit dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të veprojnë me kujdes”, shtoi Rutte. ”Sipas vlerësimit të fundit, rreth 7 000 infeksione të reja u regjistruan në 24 orë, rreth shtatë herë më shumë se javën e kaluar”, theksoi kryeministri.

Deri më tani, rritja e infeksioneve nuk ka çuar në më shumë pacientë në spitale. Sidoqoftë, qeveria është jashtëzakonisht e shqetësuar që Holanda po rietiketohet si një zonë e rrezikut të koronavirusit nga vendet e tjera, gjë që do të kufizonte udhëtimet për pushime.