Në studimin e kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani) u arrit në përfundimin se fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar me koronavirus, kur kanë një person pozitiv në familje, si dhe kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar disa të dhëna të studimit që është publikuar më 22 Korrik 2021.
Sipas Alimehmetit, ky është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje. Një tjetër gjetje që përbën një lajm shumë të mirë nga ky studim është se pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa.
Postimi i plotë: