Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit është hapur sërish tema e ndarjes nga Andi. “Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin. “Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.
Po ashtu kur është pyetur nëse është në një lidhje, ajo nuk ka dhënë një përgjigje shumë të qartë. “Thjesht nuk jam më e disponueshme”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Më herët ajo ka treguar se me Andin nuk ka folur më që nga ditëlindja e Fationit, duke i dhënë duart njëri-tjetrit. “Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur Jasmina duke i vënë pikat mbi “i” kësaj çështjeje.
Jasmina vendosi të dilte çift me Andin nga “Për’puthen”, por historia e tyre përfundoi shumë shpejt. Xhelozia dhe grindjet e shpeshta u bënë shkak që ata të ndanin rrugët me njëri-tjetrin. U përfol se këngëtarja Diona Fona, me të cilën Andi bashkëpunoi për një këngë, ishte arsyeja kryesore pse ata të dy u ndanë. Mirëpo e ftuar në “Soiree” disa javë më parë Diona ka treguar se mes saj dhe Andit nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë përtej shoqërisë e punës. “Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq”, u shpreh Diona.