Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 4 korrik se një person ka vdekur dhe janë regjistruar nëntë raste me COVID-19. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.871 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive janë 160. Në total, që prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.797 raste me COVID-19, prej tyre 2.261 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq janë shëruar 105.376 persona.
MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë vaksinuar 1.110 persona. Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, në fundin e marsit, e deri më 4 korrik, në Kosovë janë vaksinuar 205.884 persona, ku 49.207 mijë persona janë vaksinuar plotësisht. Ministria e Shëndetësisë të dielën siguroi qytetarët se të gjitha vaksinat që janë në Kosovë kanë afat të mjaftueshëm për përdorim dhe ftoi qytetarët që të aplikojnë në platformën e-Kosova, për vaksinim kundër COVID-19.