I ashpër u tregua kryeministri Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë fjalës së tij në forumin e Shkupit, ndërsa u ndal te refuzimi që ai i ka bërë ftesës për t’ju bashkuar nismës së ‘Minishengenit’.

Rama tha se kjo nuk është nismë ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por se së është i mirëseardhur kushdo që kërkon t’i bashkohet, duke theksuar se gjithsesi ata nuk mund të presin konsensusin e të gjithëve për t’u takuar. SIpas Ramës, shqiptarët kanë jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë se çfarë fitojnë vete dhe se kjo histori “e dhimbshme” duhet lënë pas.

“Sa herë duhet ta përsërisim që kjo nuk është nisëm ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë? Kushdo që dëshiron mund të na bashkohet, por nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t’u takuar. S ene nuk mund të bëjmë karikaturë të BE që njëri të vendosë veton e të thotë jo nuk do takoheni. Ne nuk mund të humbasim kohë se kemi humbur shekuj. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, nuk kemi parë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi, por sa keq heq tjetri nga konflikti. Ko është një histori e gjatë dhe e dhimbshme që duhet lënë pas”, tha Rama.

Një përgjigje kryeministri e pati edhe për ata që ‘minishengenin’ e kanë konsideruar si një përpjekje për të ngritur një Jugosllavi të re.

“Kush thotë që kjo është nismë e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të ringritjen e Jugosllavisë, jeton në një botë paralele, për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. Harron se po të nisemi kështu, duhet ët themi që edhe BE është një Jugosllavie e madhe, nëse është BE, atëherë dhe kjo është një Jugosllavie e vogël”, theksoi kryeministri Rama.

Kujtojmë se më shumë se një herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk e miraton iniciativën e ‘minishengenit’.