Briken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020. Peshëngritësi kuqezi arriti në 341 kg në stilin e shtytjes dhe dygarësh, ndërsa për një kg humbin shansin për të marrë vendin e 3-të dhe medaljen e brozntë. Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes kanë reaguar edhe presidenti llir Meta dhe Kryeminsitri Edi Rama.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan Meta në postimin e tij. “Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.