Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako vizitoi sot familjen e Gjergj Lamçellari, e cila ka një shtëpi të re, pas dëmtimit së shtëpisë së vjetër nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sako ishte në njësinë administrative 6 ku pa nga afër shtëpitë e reja që janë ndërtuar.
Kryebashkiakja e Durrësit, Sako tha se, “procesi i Rindërtimit po vijon me shpejtësi në të gjitha njësitë administrative të Durrësit,
Sako u shpreh se “shtëpi, shkolla, pallate, por dhe lagje të reja po rilindin për t’iu dhënë familjeve të prekura nga tërmeti mundësinë për të jetuar me dinjitet në hapësira të transformuara dhe moderne”.