Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet përparësi për Slloveninë, deklaroi në Forumin e Prespës ministri slloven i Punëve të Jashtme, Anže Logar, vendi i të cilit mori sot presidencën e rradhës të BE-së.

“Zgjerimi nuk është një çështje teknike, por thelbësore, tepër gjeostrategjike, një çështje që kërkon vëmendje, ambicie dhe vullnet politik nga të gjithë aktorët, për të arritur qëllimin e përbashkët, një Europë të fortë”, tha Logar.

“Sllovenia dëshiron një fillim të shpejtë të procesit të zgjerimit”, shtoi ai.

Ministri slloven theksoi se për të siguruar një Europë të plotë e të lirë, të gjitha vendet e rajonit duhen dëgjuar me një qasje gjithëpërfshirëse.