Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova

Drejtori i spitalit, Doktori Josip Samardžić, ka thënë se 45 persona janë pranuar në spital që nga ky mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore . Ndërsa, tetë prej tyre janë plagosur rëndë.