Pasi ka zbarkuar dje në Romë, trajneri i ri i verdhekuqve, Jose Mourinho, ka folur për faqen zyrtare të klubit.
Jam përmirësuar shumë. E kam seriozisht, jam një trajner më i mirë. Sepse mendoj se kjo është një punë ku eksperienca ka shumë rëndësi, ka thënë Special One.
Kam jetuar edhe eksperiencën ekstreme duke dërguar një skuadër në finale dhe më pas të mos e luaj atë finale. Diçka që nuk mendoja se do të më ndodhte ndonjëherë në karrierë, ka thënë Mou duke ju referuar shkarkimit nga Tottenham një javë para finales së Kupës së Ligës kundër Manchester City-t. Vazhdoj të mësoj gjëra të reja çdo ditë. Kështu që mendoj se jam përmirësuar dhe jam më i mirë në krahasim me herën e parë që kam ardhur në Itali në 2008-ën.
Në lidhje me merkaton: Shpresoj që pronarët me Tiago Pinto-n të më bëjnë disa dhurata.