Një kompani amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të studiuar mundësinë e një gazsjellës në vend.
Excelerate Energy me bazë në Teksas do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për të eksploruar këtë mundësi. Presidenti dhe shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane, Steven Kobos i tha Zërit të Amerikës se kjo nismë është në vazhdën e studimit të fizibilitetit për terminalin lundrues dhe termocentralin e Vlorës. Objektivi është hyrja në treg dhe integrimi i Gazit Natyror të Lëngshëm si burim energjie në rajon.
“Synimi është që studimi i fizibilitetit të përfundojë brenda tremujorit të tretë të këtij viti. Ajo përpjekje që është e përqendruar tek termocentrali i Vorës dhe zgjerimi i tij vazhdon, por njëkohësishte ne po fillojmë të shikojmë se cilat janë aspektet e tjera përmes së cilave mund ta përmirësojm atë projekt përmes investimeve të mëtejshme në infrastructure”, tha Kobos.
Ai shtoi se Snam ka 20 përqind aksione në TAP së bashku me entitete të tjera dhe se poi shohin të gjitha alternativat. Kobos theksoi se Shqipëria gëzon një reputacion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe padyshim nëse nuk do të mendonim se mund të kishim një klimë të favorshme investimi, nuk do të shpenzonim gjithë ato fonde për aspektin inxhinierik që po shpenzojmë aktualisht sepse nuk do të donim të hidhnim para kot, u shpreh ai.