OBSH i bëri thirrje Kinës për më shumë bashkëpunim në fazën e dytë të hetimit në lidhje me origjinën e COVID-19.
Sipas lajmit të BBC, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë i bëri thirrje Kinës për më shumë qasje dhe transparencë.
“Është e nevojshme një qasje te të dhënat para dhe pas pandemisë së COVID-19 dhe Kina nuk ka ndarë të dhënat me ekipin hulumtues në fazën e hetimit të parë”, tha Ghebreyesus.
Komiteti i OBSH-së për Situatat Emergjente ka paralajmëruar se pandemia nuk është duke përfunduar dhe se pritet që në botë të përhapen variante të reja dhe të rrezikshme.
Faza e parë e hetimit të kryer për origjinën e pandemisë përfundoi në muajin shkurt.