Ramë Gashi, një prej të mbijetuarve të tragjedisë së autobuzit, rrëfeu gjithë cfarë ndodhi në orët përpara dhe gjatë tragjedisë.
“Udhëtimi ishte i mirë, madje argëtues”, u shpreh ai. “Fjetëm rreth orës 5 të mëngjesit, sepse rinia e kaloi natën duke kënduar e u argëtuar. Sapo më kishte zënë gjumi kur dëgjova një zhurmë të fortë. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. E pamë veten duke fluturuar, sendet binin mbi ne, sediljet u thyen duke i shtypur duart pasagjerëve. Aty e kuptova se një grua që ishte poshtë meje kishte vdekur. Njerëzit përfunduan të shtrirë mbi njëri-tjetrin. Më e rënda ishte të shije të rinjtë që kishin humbur jetën”, ka rrëfyer për Jutarnji List, Gashi, bashkëshortja e të cilit pret t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Eksperti kroat i transportit, Goran Husinec thotë se duke pasur parasysh rrugën e gjatë mes Frankfurtit dhe Prishtinës, dy shoferë nuk mjaftojnë. “Çdo shofer autobusi mund mund të ngasë për 9 orë brenda 24 orëve, e pas kësaj, duhet të ketë pushim. Kur bëhet fjalë për autobus, ai duhet të pushojë për 2 orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet”, tha Husinec, i cili kujtoi sesi kjo rrugë sakaq “mund të zgjasë 25 orë e duke përfshirë ndalesat në kufi, shkon ndoshta edhe 30. Të tjerat merrini me mend vetë“, u shpreh ai.