Dashi-E njëjta mënyrë sjelljeje –plot besim dhe siguri – që në fillimet e marrëdhënies dukej si kënga e një sirene, shumë shpejt do të kthehet në diçka acaruese për shkak të natyrës egocentrike të Dashit. Një person i shenjës së Dashit duhet të ulë tonet e egos dhe tw ndryshoje qëndrimin “ unë jam i pari”. Ai duhet të bëjë kompromise shpesh herë, nëse pretendon që një marrëdhënie të zgjasë në kohë.

Demi-Mos pretendoni që partneri t’ju qëndrojë besnikë gjatë gjithë kohës, nëse ju filloni të mos kujdeseni për veten ose të mos mbani gjallë pasionin në lidhjen tuaj. Partneret e shenjës së Demit janë shumë kokëfortë dhe janë të prirur që të mbajnë mëri për një kohë të gjatë, pasi ka ndodhur mosmarrëveshja brenda çiftit.

Binjakët-Nëse tradhëtia është tipar në marrëdhënien tuaj, kjo ndodh sepse vesi i partnerit të shenjës së Binjakëve ka dalë në sipërfaqe. Të jeni në një marrëdhënie me një Binjak, shpesh herë do t’ju bëjë të ndiheni konfuzë,sidomos nëse partneri i Binjakëve nxjerr në pah personalitetin e tij shpesh herë. Kjo mund të bëjë që partnerët e personave që janë shënja e Binjakëve, t’ia marrin vrapit nga sytë këmbët kur janë në një marrëdhënie të tillë.

Gaforrja-Një partner i shenjës së Gaforres, ka tendencën që të përmendë disa gjëra të rrezikshme , të tilla si martesa dhe fëmijët, në fillimet e lidhjes së dashurisë. Keta persona priren të jenë disi të ngjitur, duke bërë që partneret e tyre të dëshirojnë të ngadalësojnë ritmin e marrëdhënies, në vend që të qetësohen në krahët e dashurisë.

Luani-Një person i shenjës së Luanit, debaton me të dashurin/en, sepse në të vërtetë interesohet për të. Por nëse partneri është konfuz, mund të ndihet sikur ky i dashur i Luanit është vazhdimisht në kërkim të betejave, gjë që mund të bëhet e lodhshme me kalimin e kohës. Një person i shenjës së Luanit mund të mbetet beqar, kur fitoret e betejave personale janë më të rëndësishme se beteja për të fituar zemrën e dikujt që i intereson.

Virgjëresha-Kjo krijesë e mrekullueshme që ju dëshironi tju kërkojë për të dalë, ndoshta as nuk e beson që ju mund të jeni i interesuar për të, duke qenë se personat e shenjës së Virgjereshës janë shumë të turpshëm. Gjithashtu Virgjereshat kanë prirjen që të heqin dorë shumë shpejt dhe mos t’ju telefonojnë kurrë për tu takuar sërish, nëse gjeja më e vogël – reale ose imagjinare – shkon keq.

Peshorja-Jeta dashurore e një Peshoreje mund të jetë një katastrofë e vërtetë, nëse ai ose ajo vazhdon të piketojë partnerë që janë “të thyer” dhe kanë nevojë “të rregullohen”. Në fakt, një person i Peshores, mund të kërkojë në mënyrë të pandërgjegjshme njerëz që janë të këqinj për të dhe pastaj bie në kurthin e të bërit manipuluese ose mashtruese.

Akrepi-Misteri dhe magjia e një Akrepi mund të kthehet në diçka acaruese për marrëdhënien tuaj, brenda një kohe të shkurtër. Personat e Akrepit kanë një qëndrim të tipit “ose të gjitha ose asgjë”, gjë që ul ndjeshëm takimet e mundshme dashurore. Disa partnerë të shenjës së Akrepit, mund të bëhen shumë xhelozë dhe kontrollues, duke i shtyrë partnerët e tyre të largohen prej tyre.

Shigjetari-A janë standartet tuaja pak si shumë të larta? Atëherë ju padyshim jeni një Shigjetar. Sigurisht që ju meritoni më të mirën e mundshme dhe nuk keni pse të mjaftoheni me pak. Por duke mos pranuar mendimin se dikush është mjaftueshëm i mirë për ju, është diçka që nuk ju bën tërheqës.

Bricjapi-Një Bricjap mund të behet dyshues dhe madje xheloz, derisa të fitojë besim të plotë te partneri i vet. Për fat të keq, kjo ka nevojë për shumë kohë dhe këmbengulje. I dashuri/a mund të ndihet i frustuar dhe i mërzitur, para se të arrijë të kuptojë vlerat tradicionale të Bricjapit.

Ujori-Një person i shenjës së Ujorit ka gjithmonë një opionion të vetin dhe asnjëherë nuk përpiqet që të fshehë natyrën e tij të veçantë. Kjo mund të jetë interesante në fillim të marrëdhënies suaj, por konfliktet e vazhdueshme, të cilat një Ujor nuk pranon ti lë mënjanë, bëhen destruktive me kalimin e kohës.

Peshqit-A po vazhdoni të mendoni akoma për ish të dashurin tuaj? Nëse po, ka shumë gjasa që të jeni Peshqit. Ata me natyrën e tyre sakrifikuese mund të krijojnë dhe grumbullojnë pakënaqësi dhe gjithashtu mos të arrijnë ti japin fund një marrëdhënieje të keqe apo të dështuar. Një person i shenjës së Peshqve mund të zgjedhë vazhdimisht të dashur që e përdorin atë, duke bërë të mundur që herë pas herë të mbeten beqarë, për shkak te zhgënjimeve në dashuri.