Ky fundvit do t’i gjejë nëpër shtëpitë e reja familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz të Durrësit. Ndërsa ishte i pranishëm sot për të inspektuar punimet, Rama tha se Manëz po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale.
Po ashtu, kryeministri shtoi se ka përfunduar e gjithë infrastruktura dhe janë gati 193 parkime nëntokësore.
“Manëz, Durrës, aty ku po rikrijohet lagjja e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale. Pasi ka përfunduar e gjithë infrastruktura dhe janë gati 193 parkime nëntokësore kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit”, thotë Rama.