Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një pamjet nga riviera shqiptare, ku peshkatarët kapin peshk me rrjeta. Në postimin e tij, Rama thotë se që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë politikave të qeverisjes së tij, sa i përket lehtësirave fiskale që janë ndërmarrë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të peshkatarëve në rivierën tonë që të çlodhin sytë, por që po i japin një hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.