Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i Portit të Durrësit.
Rama thotë se kompania që do të ndërtojë portin ka përfunduar planin urbanistik dhe së shpejti do të nisin punimet. Sipas kryeministrit, do të jetë një prej porteve më të bukura turistike të Mesdheut.
“MIRËMËNGJES dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.