Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sot presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli i cili doli në mbështetje të futbollistit shqiptar Elseid Hysaj.
“Faleminderit Presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shkruan Balla.
Po ashtu Balla postoi dhe komentin e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. “Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.