Qendra e Tiranës u kthye mbrëmjen e djeshme në një festë të vërtetë të muzikës shqiptare. Në skenën e ngritur përballë Teatrit të Operas dhe Baletit u organizua një mbrëmje gala me artistët më të rinj të Ansamblit  Popullor. Në programin e këtij koncerti ishin përzgjedhur këngët dhe vallet tradicionale shqiptare më të njohura dhe më të mirat që përmban repertori I folklorit të vendit tonë. Deputues në këtë skenë ishin 35 te rinj, vokalistë dhe valltarë të cilët u trajnuan intensivisht për tre muaj rresht në “Studio Ansambël. TKOB gjithashtu me këtë event të organizuar, përmbylli edhe kalendarin artistik Janar – Korrik 2021.

Drejtoresha e TKOB, Zana Çela shprehet: “me një sensibilitet të veçantë për përkrahjen e të rinjve Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vlerësimin dhe falenderimin e madh për përkrahjen e artistëve të rinj që prekin skenën e TKOB dhe ato të Tiranës”. Ajo ka theksuar se artistët deputues në këtë koncert janë “Artistët e së Ardhmes”. Festa e madhe vijoi me këngët dhe vallet që kanë bërë historinë e muzikës popullore shqiptare, interpretuar nga yjet e rinj të skenës shqiptare.