Javën e kaluar u regjistruan rreth tre milionë raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe mbi 55 000 raste vd ek jeje, që do të thotë ndryshe një rritje prej 10 për qind e numrit të të infektuarve dhe tre për qind rritje e numrit të të v de ku rve, njoftoi OBSH.
Prej 5 deri më 11 korrik janë regjistruar 2 996 465 persona të infektuar dhe 55 830 raste vdekjesh në të gjithë botën. Deri më 11 korrik ka pasur gjithsej 186 240 393 të infektuar dhe 4 027 861 raste vd ekj eje. Numri më i madh i të infektuarve për një javë është regjistruar nga Brazili (333 030). Vijojnë India (291 789), Indonezia (243 119), Britania e Madhe (210 277) dhe Kolumbia (174 320).
Incidenca gjatë javës zvogëlohet në Amerikë (me 3 për qind). Në të njëjtën kohë, rritje u regjistrua në Mesdheun Lindor (25%), Evropë (20%), Azinë Juglindore (16%), Paqësorin Perëndimor (15%) dhe Afrikë (5%). Vd eks hmëria është rritur veçanërisht në Afrikë (50 për qind) dhe Azinë Juglindore (26 për qind). Një rënie e ndjeshme e numrit të vdekjeve u regjistrua në Amerikë (me 11 për qind).
Në Evropë, më shumë se 653 000 persona janë infektuar për shtatë ditë dhe gati 7 000 kanë ndërruar jetë. Më shumë se 962 000 të sapoinfektuar janë regjistruar në Amerikë dhe më shumë se 23 000 raste vd ek jeje. Në Azinë Juglindore, mjekët identifikuar më shumë se 712 000 të infektuar, ndërsa më shumë se 14 000 ndërruan jetë. Sipas buletinit të OBSH-së, lloji më infektues Delta i koronavirusit prej 6 deri 13 korrik është përhapur nga 104 në 111 vende.